Telegrafi

Gentrit Dumani konfirmon largimin nga Flamurtari

Gentrit Dumani nuk do të jetë më pjesë e klubit kryeqytetas Flamurtarit.

Mbrojtësi i majtë kosovar ka qenë pjesë e ‘Armatës kuqezi’ në dy vitet e fundit, teksa është paraqitur me mjaftë sukses në Superligë.

Anësori ka konfirmuar se është ndarë me klubin kryeqytetas dhe së shpejti do të vendos për skuadrën e tij të re.

Dumani ka falënderuar klubin e Flamurtarit si dhe i ka uruar rikthim sa më të shpejtë në elitën e futbollit kosovar.

“Prej sot nuk jam pjesë e KF Flamurtarit. Falënderoj kryetarin e klubit Imer Ademi për korrektësinë”.

“Falënderoj trajnerët, bashkëlojtarët dhe të gjithë në klub. Uroj që Flamurtari të kthehet aty ku e ka vendin në Superligë”.

“Kam kaluar dy vitet më të mira në karrierë, respekt nga zemra për këtë klub me traditë dhe suksese”, ka shkruar Dumani. /Telegrafi/