Gentiana Geci, 26 vjeçare nga Istogu, e ka të verbuar njërin sy. Nëna e saj Bukurie Geci, ka thënë se Gentiana është keqtrajtuar në luftë nga paramilitarët serbë dhe për këtë arsye ka ardhur deri te verbimi.
“Gentiana nuk sheh me njërin sy. Ajo është verbuar në luftë pasi që e kanë maltretuar paramilitarët serb. Ne e kemi pasur në Shkup për ta kontrolluar dhe kanë thënë që ka shërim dhe se operacioni i saj kushton 12 mijë euro”, ka thënë ajo.
Bukuria ka thënë se e kanë të pamundur t’i grumbullojnë këto të holla pasi që janë rast social.
“Ne jemi rast social, mbijetojmë me 75 euro. Kemi kërkuar ndihmë në komunë por nuk na kanë ndihmuar. Vajza shpesh ka dhimbje dhe i ngritet tensioni. Andaj iu kisha lutur që kushdo që mundet të na ndihmojë”, ka thënë ajo.
Numri ku mund ta kontaktoni Gentianën për ta ndihmuar është:
Numri i telefonit: +383 45 930 410.
Numri i xhirollogarisë: 1502050002208327 Raiffeisen Bankë./Telegrafi/