Telegrafi

Genta publikon një fotografi krah të dashurit të saj turk ndërsa nuk mungon një dedikim romantik

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli po shijon në masë të madhe lidhjen e saj të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta. 

Çifti, të cilët janë së bashku për disa muaj, vazhdojnë të jenë aktiv e po ashtu shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Duke qenë se janë mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale, dyshja nuk hezitojnë të ndajnë imazhe dhe video të ndryshme së bashku.

Ka qenë këngëtarja nga Gjilani ajo e cila koleksionit të fotografive në Instagram ia ka bashkangjitur edhe një të re pranë partnerit të saj.

E veshur me një fustan të bardhë e me një shikim mbresëlënës kah Ustai, 35-vjeçarja tregon dashurinë e madhe që ka për të dashurin i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Lexo po ashtu Në 12-vjetorin e Pavarësisë, Genta publikon video duke bërë shqiponjën me të dashurin e saj turk

“Ishte mënyra se si ju qeshët… e dija që më duhej në jetën time. Të dua”, është shkrimi krahas fotografisë, në të cilën pranoi një sërë reagimesh nga ndjekësit e saj.

Genta përndryshe në një nga intervistat që ka dhënë së fundmi ka zbuluar se së shpejti do të martohet, por nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth ceremonisë.

Ajo të shumtën e kohës po e kalon në Turqi, për shkak të ndryshimeve të reja në jetë e po ashtu është duke punuar edhe për këngën e re me një emër të njohur atje. /Telegrafi/