Telegrafi

Genta pozon me shumë stil pranë një veture luksoze, ndërsa prapa saj shfaqet i dashuri i ri turk

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Genta Ismajli kohëve të fundit është kthyer në një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.

E gjithë kjo pas lidhjes me biznesmenin turk, Huseyin Usta, romanca e të cilëve bëri bujë në media gjithandej.

Përderisa ditë më parë prezantoi dhuratat që pranoi nga partneri i saj i ri, këngëtarja nga Gjilani sot ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet para një veture luksoze të tipit, Range Rover dhe në prapskenë është Usta.

“Jeta është e bukur”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos që duket në top formë me kostumin ngjyrë gri, ku përveç makinës që mbase është dhuratë për artisten është edhe një buqetë e madhe me lule.

Lexo po ashtu Genta Ismajli më se e dashuruar i drejtohet të dashurit: Unë jam e jotja dhe ti je i imi

Të shumta ishin edhe komentet që ka pranuar nga fansat, madje këta të fundit u kanë hapur edhe llogari të përbashkët çiftit më të ri.

Genta përndryshe tash e një kohë është duke qëndruar në Turqi, pranë të dashurit atje ku edhe po punon për projekte të reja.

Ajo është në përgatitje të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me një emër të njohur turk – këngë kjo e cila do të prezantohet së shpejti para publikut. /Telegrafi/