Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, tash e disa muaj po e shijon lidhjen e saj të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.
Ndonëse po vazhdon të qëndrojë në shtetin turk, ajo të shumtën e kohës po e kalon pranë partnerit dhe njëherësh personit më të rëndësishëm në jetën e saj.
Duke qenë se tashmë ka bërë publike romancën, Ismajli nuk ngurron që edhe në rrjetet sociale të sjellë momente të lumtura pranë tij.
E tillë është edhe fotografia e fundit që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, teksa shfaqet mjaft e lumtur krah Ustas.
“I dua sytë e mi kur ju shikoni brenda tyre. E dua emrin tim kur ma thërret ti. E dua zemrën time kur ju e prekni atë. E dua jetën time pasi jeni ju në të”, ka shkruar ndër të tjerash 35-vjeçarja.
Komentet ishin të shumta nga ndjekësit e saj, disa prej të cilëve e kritikuan e ca prej tyre i përgëzuan si çift.
Veç tjerash, Genta është duke punuar në projektin e ri muzikor që pritet të sjellë së shpejti me një artist turk. /Telegrafi/