Genta Ismajli duket se nuk është pajtuar me fatin e mos nominimit në “Top Awards”.
Megjithëse është një ndër këngët më të dëgjuara, “Shake It”, ku bashkëpunuan grupi Etnon me Gentën, kjo nuk u nominua për ndonjë çmim të eventit të organizuar preh Top Channel.
Ajo ka shpërndarë një mesazh në llogarinë personale në Facebook teksa i bënë thirrje fansave që ta bojkotojnë këtë event muzikor, transmeton Telegrafi.
“Manual për injorim nga Top Awards: 20,603,118+ YouTube views, 52,000+ likes, 2543+ comments, 44,830+ people talking about this, 200,000+ facebook likes, 200,000+ shares, Qindra video selfie ne Instagram. Kënga më e dëgjuar e 2016.
Nëse dëshironi që këngët e juaja të preferuara te nominohen duhet të kenë statistika 50% më të vogla se këto lart”, ka shkruar Genta në Facebook.