Gjatë ditës së sotme në media u raportua se këngëtarja Genta Ismajli i është futur “tallavasë” dhe do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti.
I kontaktuar nga Telegrafi, menaxheri i këngëtares, Adem Ramadani mohoi një gjë të tillë duke thënë se mes dy artistëve nuk ka asnjë bashkëpunim.
“Jo nuk është e vërtetë. Për momentin kënga e fundit është duke ecur shumë mirë dhe nuk kemi në plan të afërt publikimin e ndonjë projekti edhe pse Genta ka të realizuara këngë, por që do të publikohen më vonë”, tha Ramadani.
Ndryshe këngëtarja momentalisht po shijon suksesin më të madh viteve të fundit me këngën “Shake it”, të cilën e solli në bashkëpunim me grupin “Etnon”./Telegrafi/