Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare gjersa ai ka krijuar karrierë të suksesshme ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Genta Ismajlin dhe G4shin, të duket se janë edhe miq të mirë gjykuar në imazhet e fundit.
Në fakt, këngëtarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në përqafim të reperit.
“Natë e jashtëzakonshme me të njëshin dhe të vetmin G4shi”, ka shkruar zeshkania në rrjetet sociale.
Kujtojmë se para se të bëhet e famshme, ajo ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka edhe familjen e ngushtë.
Theksojmë se reperi shqiptar ka pasur rast që të perfomojë në Kosovë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.
Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në këngë të reja që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/