Telegrafi

Genta në bashkëpunim me Massive Production (Foto)

Genta ismajli është në përgatitje të këngës së re në bashkëpunim me Massive Production.

Telegrafi mëson se kënga e re do të jetë ritmike dhe pritet t’i përshtatet periudhës së vitit, në të cilën ndodhemi.

Në një postim në Facebook, Granit Gashi nga Massive Production ka shkruar se kënga do të vijë së shpejti.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Gentës ishte bashkëpunimi shumë i suksesshëm me MUMA-n, “Squat Baby”.

E publikuar në tetor të vitit të kaluar, videoja numëron rreth 22 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/