Telegrafi

Genta merr vëmendje me një pozë provokuese përkrah të dashurit të saj, Huseyin Usta

Genta Ismajli & Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli, tash e disa muaj është duke e shijuar lidhjen e re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Ajo tashmë po shijon çdo moment, derisa të shumtën e kohës është në Turqi – nga edhe vjen partneri i saj.

Së fundmi, ajo ka sjellë një pozë atraktive pranë të dashurit ku tregon se janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

E veshur në fustanin e shkurtër nude, Ismajli mori gjithë vëmendjen e ulur në prehrin e partnerit të saj, Usta.

“Ne jemi më të gjallë kur jemi në dashuri”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genta Ismajli

Ndërkohë që pranoi komente të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj dhe fotoja mori mbi 21.452 pëlqime.

Genta po ashtu po punon në një projekt të ri muzikor me një artist turk, i cili akoma nuk është lansuar para fansave të tyre. /Telegrafi/