Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, tash e sa kohë është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për lidhjen e saj të re.
Ajo dhe i dashuri i saj turk, Huseyin Usta, janë tashmë një çifti mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Herë pas here ata nuk hezitojnë të publikojnë fotografi të ëmbla krah njëri-tjetrit, gjersa nuk mungojnë edhe dedikimet romantike.
Së fundmi, ka qenë Genta ajo e cila është xhiruar nga i dashuri i saj, duke luajtur në piano për të.
“Një piano speciale është duke luajtur për ty”, shkroi Huseyin në mbishkrimin e kësaj video0 të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, teksa e shfaqte Gentën duke ekzekutuar në këtë instrument.
I njëjti ndërkohë nuk ka hezituar të publikojë edhe një tjetër fotografi të përbashkët në Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare.
“Nëse kjo botë do të ishte e re, unë do të dashuroja vetëm gjithçka nga ti, të dua shumë”, kanë qenë fjalët e Huseyin për këngëtaren Ismajli.
Që kur Genta dhje biznesmeni turk shpallën të hapur lidhjen e tyre, dyshja kanë bërë një jetë mes Zvicrës, Turqisë dhe Kosovës. /Telegrafi/