Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të jetë shumë e përfolur për jetën e saj private.
Ajo është tejet e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Genta i prezantoi ndjekësit me ndryshimin e saj të ri në dukje, ku u kthye sërish në një bionde të theksuar.
I dashuri i saj ndërkohë ka publikuar gjithashtu një fotografi me këngëtaren shqiptare, ku shihen të dy të lumtur në veturë teksa shijojnë shëtitjet me njëri-tjetrin.
Nga fotografia vihet re edhe ndryshimi i ri i Gentës, i cili i ka dhënë një pamje krejt ndryshe dhe më të freskët.
Çifti po jetojnë së bashku në Zvicër, atje ku edhe i dashuri i këngëtares, Huseyin Usta, ka të përqendruar biznesin e tij. /Telegrafi/