Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë muajt e fundit të shtatzënisë.
Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, pritet të bëhen prindër për herë të parë në shumë pak ditë.
Këngëtarja nga Gjilani përmes një ceremonia luksoze zbuloi gjininë e foshnjave të saj, të cilët janë njëri djalë dhe tjetra vajzë.
Genta përndryshe gjatë këtyre javëve ka realizuar disa fotosesione, ku pa hezitim ka treguar për fansat e saj barkun e rrumbullakosur.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Ismajli duket mjaft tërheqëse, ndërsa pozon me një material të zi saten.
Ajo vë në dukje barkun e saj të fryrë, ndërsa nuk heziton që të ekspozojë edhe një pjesë të këmbëve dhe gjoksit të saj.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve i kanë dëshiruar shtatzëni të lehtë deri në ardhjen në jetë të foshnjave. /Telegrafi/