Telegrafi

Genta Ismajli tregon befasinë e veçantë që mori nga i dashuri për 28 nëntor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë periudhën më të bukur të jetës së saj, në krahët e të dashurit të saj, Huseyin Usta.

Çifti janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Genta ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj, kishte përgatitur për të enkas për festën e flamurit.

Bëhet fjalë për një tortë të gatuar nga vet Huseyin, në mbishkrimin e së cilës shkruhej “Urime 28 nëntori”.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

E mahnitur nga kjo befasi, këngëtarja nuk humbi kohë duke marrë telefonin dhe duke e ndarë atë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Mesa duket, biznesmeni turk është familjarizuar mjaft mirë me festat kombëtare shqiptare si dhe traditën dhe kulturën e vendit prej nga vjen e dashura e tij. /Telegrafi/