Para tre muajve solli këngën më të fundit që u mirëprit prej publikut dhe fansave besnik të saj.
Por, duket se do të jetë një verë e ngjeshur për këngëtaren tonë atraktive dhe mjaft të veçantë, Genta Ismailin.
Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se së shpejti do të sjell në tregun muzikor edhe një projekt të ri.
Në fakt, bukuroshja jonë ka publikuar një fragment të shkurtër të një kënge teksa dëgjohet duke kënduar në gjuhën spanjolle.
“Papi”, titullohet kënga e re e zeshkanes që do ta shoqërojë me një video atraktive dhe mjaft joshëse.
“Shumë shpejt. Më shpejt se që mendoni. A jeni gati. ‘Papi'”, ka shkruar ndër të tjerash Genta në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Ismajli është mjaft e angazhuar edhe në koncerte dhe ngjarje të ndryshme gjatë kësaj sezone. /Telegrafi/