Gjatë verës së vitit të kaluar këngëtarja solli këngën më të re muzikore.
“Dy dashni”, titullohej kënga e fundit e këngëtares, klipi i të cilit është shikuar rreth njëzet milionë herë në YouTube.
Por, duket se ka ardhur koha për bukuroshen tonë që të publikojë një këngë të re për tregun muzikor shqiptar.
Ajo ka zbuluar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në studio muzikore.
“Në studio, jam duke bërë diçka”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale Genta.
Se a do jetë kënga në bashkëpunim apo solo, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.
Ndryshe, Genta pritet të sjell edhe këngë të reja gjatë këtij viti në tregun tonë muzikor. /Telegrafi/