Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me të dashurin turk, Huseyin Usta.
Së fundmi, pas një udhëtimi të gjatë së bashku në Paris, dyshja janë rikthyer në vendlindjen e këngëtares, në Kosovë.
Përkatësisht, Genta e ka prezantuar të dashurin e saj të ri me qytetin e saj të lindjes, Gjilan.
Ka qenë vet biznesmeni turk Huseyin Usta, ai i cili në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ka publikuar një fotografi nga një ranch në periferi të Gjilanit.
“Dashuria ime më mori me vete sot në Vali Ranch, faleminderit dashuria ime”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë.
Huseyin duket tashmë të jetë shumë i familjarizuar me trevat dhe kulturën shqiptare.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, biznesmeni që jeton në Zvicër, shkruante “Të dua” në gjuhën shqipe në mbishkrimin e saj, me çka ka treguar se ka filluar të mësojë paksa shqip. /Telegrafi/