Telegrafi

Genta Ismajli duket tërheqëse teksa publikon për fansat e saj një video me robdeshambër

Foto: Genta Ismajli/YouTube

Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit në media.

Lidhja e saj me biznesmenin turk Huseyn Usta, ka qenë shumë e komentuar, teksa duket se këngëtarja ka shijuar ditët më të lumtura të jetës së saj.

Ndërkohë, ajo është duke punuar edhe për projektet muzikore, një prej të cilave është paralajmëruar tash e sa kohë.

Bëhet fjalë për një këngë të re, e cila pritet të jetë për tregun turk, dhe për këtë Genta ka bashkëpunuar me producentët në Turqi.

Këngëtarja nga Gjilani ka realizuar së fundmi edhe xhirimet e klipit, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video të shkurtër nga prapaskenat.

Ajo shfaqet mjaft tërheqëse në makijazhin e realizuar nga Sellma, teksa kërkon falje gjatë realizimit të videos për shkak të akrobacive të saj.

Genta duket se është gati për t’u rikthyer me diçka të re për fansat dhe për këtë ka punuar me mjaft përkushtim. /Telegrafi/