Telegrafi

Genta Ismajli dhe Huseyin i dhurojnë njëri-tjetrit një puthje të zjarrtë pranë Kullës “Eiffel”

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj më të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Çifti janë tashmë shumë të ndjekur nga fansat e tyre në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Teksa janë vazhdimisht në udhëtime, dyshja duket se kanë bërë ndalesën në një prej kryeqyteteve më të bukura të botës, në Paris.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ka qenë i dashuri i Gentës, ai i cili ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të çiftit në rrjetet sociale, nga kryeqyteti i bukur francez.

Në njërën prej tyre, Usta shfaqet duke i dhënë Gentës një puthje të zjarrtë shumë pranë Kullës “Eiffel”.

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Genta ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, teksa duket të jetë më shumë e fokusuar në jetën private. /Telegrafi/

Foto: Huseyin Usta/Instagram