Telegrafi

Genta Ismajli bëhet tullace! (Foto)

Ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikore që prej kohës së bashkëpunimit me grupin Etnon.

Genta Ismaili ka befasuar shumë me stilin e saj të ri të flokëve.

Në fakt, këngëtarja është paraqitur tullace ndërsa pohon se nuk e ka problem që të paraqitet dhe të mbaj këtë stil edhe në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

“Kush po thotë se tullacja nuk është e bukur”, ka shkruar Genta në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Genta Ismajlit

Përse e bëri kokën tullac mbetet të shihet në ditët në vijim dhe nëse ka të bëjë me ndonjë klip të ri.

Theksojmë se Genta ishte rikthye fuqishëm skenave muzikore me hitin ‘Shake It’, i cili ka marrë mbi 34 milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/