Duket se është shndërruar në trend bashkëpunimet e këngëtarëve shqiptarë me ata ndërkombëtar.
Një prej tyre që shumë shpejt do të vjen në tregun muzikor me një këngë të re ishte edhe Genta Ismajli.
Kjo e fundit ka zgjedhur të bashkëpunojë me reperin e njohur turk, Ceza, i cili njihet për shumë hite të sjella në vendlindjen e tij.
“Benim”, “Teori” dhe “Holocaust” janë disa prej këngëve të artistit gjersa numëron tetë albume muzikore gjersa i fundit ishte para katër vjetëve.
Genta gjithashtu pritet që të këndojë edhe në gjuhën turke në disa pjesë të këngës së re, i cili pritet të publikohet gjatë muajit të ardhshëm.
Ndryshe, zeshkania ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte gjatë verës si dhe do të punojë në këngë të reja. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sfsE-_PO3Qw