Site icon Telegrafi

Genta gati për projektin e ri

Projekti i fundit në bashkëpunim me grupin Etnon, riktheu Genta Ismajlin në vëmendje të madhe të publikut dhe medias.

Gjersa po shijon suksesin e madh të këngës “Shake it”, këngëtarja është duke punuar rreth projekteve të reja, transmeton Telegrafi.

Genta, e cila kohë më parë kishte paralajmëruar dy këngë, njëra nga të cilat një baladë, ka zbuluar se planet për publikim e baladës kanë dështuar mirëpo do të vijë me një tjetër këngë ritmike.

Vetë artistja ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të vijë solo apo në bashkëpunim, mirëpo ky projekt pritet të publikohet brenda një muaji./Telegrafi/

Exit mobile version