Telegrafi

Genta fillon xhirimet e klipit të ri (Foto)

Genta Ismajli projektin e fundit e publikoi në bashkëpunim me Genc Prelvukaj.

“Squat Baby” titullohej kënga që u mirëprit prej publikut, ku u shikua mbi 22 milionë herë në YouTube.

Por, Genta ka vendos që sezonës së verës t’i shtoj temperaturat edhe me një këngë të re.

Javë më parë Telegrafi raportoi se Genta ka filluar të punojë në projektin e ri.

Duket se kënga ritmike është në fazën finale pasi që edhe video është duke realizuar nga XLFilms.

Telegrafi do t’i mbajë të informuar rreth detajeve të reja të videoklipit të ri të Gentës.