Telegrafi

Genta dhe Usta planifikojnë të martohen së shpejti

Ajo tash e një kohë ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e shtypit në rozë në sajë të lidhjes së re me biznesmenin turk.

Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Genta Ismajli, e cila po vazhdon të shijojë jetën e re përkrah Huseyin Usta.

Dhe së fundmi të rejat në lidhjen saj, madje ajo tërë historinë e dashurisë e ka shpalosur në një intervistë të dhënë për Prive.

Genta Ismajli dhe i dashuri i saj (Foto: Youtube)

E njëjta po ashtu tregon se së shpejti pritet të martohen dhe se ëndrra më e madhe e saj është të bëhet nënë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genta Ismajli

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth ceremonisë, Ismajli dukej mëse e dashuruar në partnerin e saj të ri.

Genta po punon edhe në një këngë të re me një reper të njohur turk të quajtur Eypio, projekti i të cilëve do të prezantohet së shpejti.

Jeta e saj tashmë është ndarë mes Kosovës dhe Turqisë, një jetë dinamike me plot zhvillime e gjëra të bukura. /Telegrafi/