Telegrafi

Genta dhe i dashuri i saj vazhdojnë të ndajnë me fansat momentet e tyre të ëmbla gjatë pushimeve

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta, po shijojnë së bashku disa ditë të mira pushimi.

Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë të mira së bashku, teksa shumë nga momentet e ëmbla së bashku, nuk hezitojnë që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre.

Së fundmi, çifti kanë publikuar një video të përbashkët në rrjetin social Instagram, ku shfaqen mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, teksa zhyten njëherësh në pishinën me ujë.

“Ne udhëtojmë së bashku me dashurinë time”, ka shkruar Huseyin në mbishkrimin e videos së ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.

Genta ndërkohë duket se po shijon periudhën më të bukur pranë më të dashurit në saj, teksa ka qenë më pak aktive në muzikës pas fokusimit në jetën private.

Çifti përndryshe janë shumë të komentuar në media për paraqitjet e tyre të përbashkëta në rrjetet sociale dhe kanë arritur të shndërrohen në personazhet më të përfolur muajve të fundit. /Telegrafi/