Site icon Telegrafi

Genta Cana shfaqet atraktive me barkun e rrumbullakosur

Genta Cana (Foto: Instagram/gentacana)

Genta Cana konsiderohet të jetë njëra prej moderatove më të pëlqyera shqiptare. 

Bukuroshja është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Në atë Instagram ndiçet nga një numër i madh i njerëzve, me të cilët ndan postime të llojllojshme, duke mos lënë anash as imazhet atraktive të saj.

E tillë shfaqet edhe në paraqitjen e fundit, derisa është në pritje të ëmbël dhe ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Cana, e cila u bë e njohur në emisionet sportive të Klan Kosovës, u martua gjatë këtij viti në një ceremoni luksoze në mesin e miqve dhe familjarëve.

Lexo po ashtu Martohet Genta Cana, duket mahnitëse në fustan të bardhë

Biondja është e martuar me arkitektin Noli Fetoshi, të cilët së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version