Site icon Telegrafi

Genta i bëri dedikim romantik të dashurit për Shën Valentin: Unë e falënderoj Zotin për ty, një bekim në jetën time

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, duket të jetë shumë e përmbushur në jetën e saj personale.

Data 14 shkurt e këtij viti ishte mjaft e veçantë për të, pasi ky ishte Shën Valentini i parë që ajo festoi pranë të dashurit të saj të ri, Huseyin Usta.

Kështu, në ditën e të dashuruarve ajo mori një dhuratë nga i dashuri i saj një buqetë të veçantë me lule, të cilën vendosi ta ndajë me fansat e saj në InstaStory.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ismajli nuk i kurseu fjalët falënderuese për të dashurin turk, i cili është një biznesmen shumë i suksesshëm në Zvicër.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

“Jeta na jep shumë gjëra për të cilat duhet të jemi falënderues, unë e falënderoj Zotin për ty, një bekim në jetën time, ti je. Të dua zemër”, kanë qenë fjalët e Gentës.

Këngëtarja nga Gjilani përndryshe është duke ndarë kohën e saj mes Kosovë dhe Turqisë, kjo pasi në shtetin turk ajo ka nisur një karrierë të re muzikore dhe do të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me një emër të njohur atje. /Telegrafi/

Exit mobile version