Telegrafi

Genta: Asnjëherë nuk kam bërë ndërhyrje estetike

Gjatë një interviste për suplementin Thash&Them, krijuesja e hitit “Ole ole”, është përgjigjur shkurt kur është pyetur nëse janë të vërtetë zërat se ka bërë ndërhyrje në buzë: “Aspak”.

Këngëtarja, po ashtu, ka mohuar të ketë bërë ndonjë intervenim tjetër estetik në trupin e saj.

Sa i përket anës sentimentale, ajo ka thënë se ende nuk ekziston një mashkull që ka arritur t’ia fitojë zemrën. /Telegrafi/