Këngëtari Gent Fatali ka qenë shumë aktiv gjatë kësaj vere në muzikë.
Fillimisht ai publikoi këngën “Na e dina” në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Samanta Karavella, e ndërsa më pas vazhdoi angazhimet e tij me koncerte në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Fama e tij është pasqyruar edhe me mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Së fundmi ai ka publikuar në Instagram dhe Facebook disa fotografi të reja, ku shfaqet më ndryshe.
Seti i i tij i ri fotografik është realizuar nga “Korniza Studio” në Pejë./Telegrafi/