Telegrafi

Gent Fatali tregon të vërtetën nëse është martuar në fshehtësi

Foto: Instagram

Këngëtari shqiptar, Gent Fatali, prej disa vitesh është në lidhje me bukuroshen e quajtur, Rozafa.

Madje, çifti më parë u aludua se janë martuar në fshehtësi ndonëse kjo gjë nuk u bë e ditur asnjëherë.

Reperi i njohur së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” dhe në mesin e disa pyetjeve në njërën prej sfidave nuk mungoi një tillë edhe për partneren e tij.


“Lart e poshtë flitet se ti dhe Rozafa tashmë jeni celebruar në fshehtësi, sa i vërtetë është ky lajm që kemi mësuar, nëse jo të paktën dhuroi një puthje nga fotoja në tabelë”, ka qenë pyetja drejtuar Fatalit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gent Fatali

Krijuesi i hitit “Na vjen dita” u shpreh se ky lajm nuk është i vërtetë dhe dyshja nuk janë celebruar në fshehtësi.

Sa i përket karrierës, Genti të fundit këngë e solli në muajin shtator në bashkëpunim me reperin Skerdi.

Kënga e dyshes e titulluar “Melodia” ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/