Këngëtari shqiptar, Gent Fatali, prej disa vitesh është në lidhje me bukuroshen e quajtur, Rozafa.
Madje, çifti më parë u aludua se janë martuar në fshehtësi ndonëse kjo gjë nuk u bë e ditur asnjëherë.
Reperi i njohur së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” dhe në mesin e disa pyetjeve në njërën prej sfidave nuk mungoi një tillë edhe për partneren e tij.
“Lart e poshtë flitet se ti dhe Rozafa tashmë jeni celebruar në fshehtësi, sa i vërtetë është ky lajm që kemi mësuar, nëse jo të paktën dhuroi një puthje nga fotoja në tabelë”, ka qenë pyetja drejtuar Fatalit.
Krijuesi i hitit “Na vjen dita” u shpreh se ky lajm nuk është i vërtetë dhe dyshja nuk janë celebruar në fshehtësi.
Sa i përket karrierës, Genti të fundit këngë e solli në muajin shtator në bashkëpunim me reperin Skerdi.
Kënga e dyshes e titulluar “Melodia” ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/