Telegrafi

Gent Fatali pyet fansat për këngën e re (Foto)

Këngëtari Gent Fatali ka qenë mjaft i suksesshëm gjatë verës në bashkëpunimin me Samanta Karavellën.

Kënga “Na e dina” u pëlqye shumë nga publiku, dhe grumbulloi me miliona klikime në YouTube.

Lexo po ashtu Disa orë para lansimit të këngës, Samanta "arratiset" për në New York (Foto)

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se i është futur punës për këngën e re, e cila po punohet nga Alandy, gjersa tekstin e ka shkruar vetë këngëtari.

Lajmin për projektin e ri e ka bërë të ditur vetë ai përmes postimit të një fotografie në Instagram Story, ku në mbishkrimin e fotos ka pyetur fansat: “Kush është duke e pritë këngën e re?”.

Projekti i ri do të finalizohet edhe me videoklip, për të cilin do të kujdesen produksioni nga Shqipëria, Max Production, njëherit edhe kompania e cila ka në menaxhim këngëtarin. /Telegrafi/