Këngëtari Gent Fatali ka qenë mjaft i suksesshëm gjatë verës në bashkëpunimin me Samanta Karavellën.
Kënga “Na e dina” u pëlqye shumë nga publiku, dhe grumbulloi me miliona klikime në YouTube.
Së fundmi, ai ka bërë të ditur se i është futur punës për këngën e re, e cila po punohet nga Alandy, gjersa tekstin e ka shkruar vetë këngëtari.
Lajmin për projektin e ri e ka bërë të ditur vetë ai përmes postimit të një fotografie në Instagram Story, ku në mbishkrimin e fotos ka pyetur fansat: “Kush është duke e pritë këngën e re?”.
Projekti i ri do të finalizohet edhe me videoklip, për të cilin do të kujdesen produksioni nga Shqipëria, Max Production, njëherit edhe kompania e cila ka në menaxhim këngëtarin. /Telegrafi/