Telegrafi

Gent Fatali premton këngë me Dhurata Dorën (Video)

Gent Fatali çdo ditë e më shumë po zë vend në skenën shqipe falë këngëve të tij që pëlqehen dhe shndërrohen në hite.

Kënga e tij e fundit është “eX”, derisa bashkëpunimi me Samanta Karavellën, “Na e dina”, ishte hit i madh në vitin e kaluar dhe numëron rreth 20 milionë shikime në YouTube.

Duke qenë se është pjesë e Max Production, ai e ka pasur rastin të takohet me Dhurata Dorën, për të cilën thotë se ka qenë fans i saji që prej fillimit të karrierës.

Porse në një prononcim për Prive ka premtuar se në të ardhmen do të realizojë një bashkëpunim me këngëtaren.

“Nuk është e konfirmuar, por unë e di që sigurt do ta bëj një këngë me Dhuratën”, ka thënë reperi. /Telegrafi/