Telegrafi

Gent Fatali: Ka shumë mundësi që të bëhesh milioner nëse din si ta luash lojën

Ai është një prej reperëve më të njohur në Shqipëri, ku pas ka mijëra fansa.

Gent Fatali ka zbuluar mënyrën se si mund të bëhesh milioner nëpërmjet muzikës.

“Ka rëndësi si e luan lojën. Varet çfarë bën. Ka shumë mundësi që të bëhesh milioner. Ka shumë mënyra që mund të fitosh prej muzikës. Ka klikime në Youtube, Spotify. Njerëzit nuk e dinë sa para vijnë nga andej”, tha ai në emisionin “Tour de cool”.

Ai mohoi blerjen e klikimeve duke shtuar se suksesi i tij më i madh është që koncertet i mbushen me njerëz që ia dinë këngët.

I pyetur nëse është në rrugën e duhur për tu bërë milioner, Genti tha se do të arrij këtë sukses.

“Milioner do bëhem patjetër, prej muzikës apo diçkaje tjetër, do bëhem. Avash avash, rëndësi ka shëndeti njëherë”, tha artisti.