Gent Fatali ka realizuar projektin e tij më të ri muzikor.
Reperi që para pak kohësh është larguar nga kompania “Authentic”, do të vijë me këngën e parë si pjesë e “MaxProduction”, nën menaxhimin e të cilëve do të jetë tash e tutje, transmeton Telegrafi.
“Fishekzjarre” mban titullin kënga, e cila sipas reperit do të jetë një zhanër i padëgjuar në vendin tonë.
Projekti është realizuar nga eri dee dhe alandy dhe pritet që brenda pak ditësh të publikohet videoklipi, trileri i të cilit tashmë është publikuar./Telegrafi/