Telegrafi

Gent Fatali dëshiron një duet me xhamlarësit e qytetit (Video)

Gent Fatali ka pak kohë që ka publikuar projektin e tij më të fundit, këngën dhe klipin “EX”, i cili është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë mbi 2.7 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, ai i është përkushtuar punës për këngën e radhës, të cilën do ta publikojë së shpejti.

Lexo po ashtu Pas “Ex-it” Gent Fatali vjen me këngë dedikuar dashurisë (Foto)

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi Genti ka publikuar një video në Instagram, ku ka treguar se gjatë vozitjes me makinë nëpër rrugë, nuk u ka shpëtuar xhamlarësve të qytetit.

Madje e kënduara e tij i ka pëlqyer aq shumë, sa që në mbishkrimin e videos ka treguar se po mendon ta marrë në një bashkëpunim për t’i kënduar refrenin.

Se a do të ketë ndonjë ‘bashkëpunim’ të tillë, kjo mbetet të shihet në projektin e ri të Gentit. /Telegrafi/