Një nga zbulimet e sezonit 20181/9 në Serie A është Krzysztof Piatek.
Polaku ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira në sulmin e skuadrës së Genoas.
Në 13 paraqitjet e para në kampionatin elitar italian ai ka shënuar 10 gola, duke shënuar kështu 57 për qind të golave të ekipit.
Për atë kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane, më seriozet deri më tani janë treguar Napolit dhe Chelseat.
Sipas TuttoSport, Genoa tashmë i ka vendosur çmim 23-vjeçarit, kartoni i tij është vlerësuar 50 milionë euro.
Blutë e Londrës priten t’i bëjnë ofertë klubit italian që në ditët e para të janarit.
Chelsea në marrëveshje si formë të kompensimit është e gatshme të shtojë edhe Alvaro Moratan apo Olivier Giroud. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CVysoGrlGt0