Telegrafi

Genoa shkarkon Del Nerin

Genoa ka zbuluar shkarkimin e trajnerit pas disfatës së djeshme 2-0 si vendas nga Catania.

“Genoa CFC bën të ditur se trajneri Luigi Del Neri është shkarkuar nga posti i tij”.

“Klubi falënderon Z. Del Nerin, së bashku me stafin e bashkëpunëtorëve të tij, Conti, D’Angelo dhe Alimonta, për përpjekjet e tyre në këtë periudhë”, thuhet në deklaratën klubit të lëshuar mbrëmë. /Telegrafi/