Genoa dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndehsjen e radhës në Serie A.
Rossonerët janë mysafirë të Genoas në takimin e vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit italian.
Skuadra e Gennaro Gattusos vjen nga një seri pozitive pa humbje në tetë ndeshje dhe me tri fitore radhazi, kështu që kërkon fitoren e radhës.
Ciao Davide ❤️#DA13 #GenoaMilan pic.twitter.com/YJKg0beHOV
— AC Milan (@acmilan) March 11, 2018
Në anën tjetër, Genoa kanë humbur takimin e fundit pas tri fitoreve radhazi dhe duan t’i kthehen përsëri rezultateve pozitive.
⚽️ Questo è il campo al momento. Vi aspettiamo al “Ferraris” per #GenoaMilan! 🔴🔵 pic.twitter.com/rliwKiaMka
— Genoa CFC (@GenoaCFC) March 11, 2018
Gattuso ka vendosur të bëjë vetëm dy ndryshime, me Nikola Kalinic dhe Fabio Borinin si titullar, ndërsa te Genoa luan formacioni i përhershëm.
Genoa: Perin; Spolli, Zukanovic, Biraschi; Lazovic, Rigoni, Bertolacci, Hiljemark, Laxalt; Pandev, Galabinov;
Milan: Donnarumma; Borini, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Kalinic, Calhanoglu
/Telegrafi/