Milani do të jetë mysafir i Genoas në javën e 20-të në Serie A.
Rossonerët do të kërkojnë të marrin tri pikët për të kaluar në pozitën e katërt në tabelë.
Trajneri Genaro Gattuso do të luaj me formacionin 4-3-3, ku në krye të sulmit është talenti Patrick Cutrone.
Sulmuesi spanjoll Suso është rikthyer në formacion, ndërsa edhe në këtë takim do të startojë talenti brazilian Paqueta.
Në anën tjetër Genoas do t’i mungojë sulmuesi kryesor Piatek, ndërsa Pandev do të jetë sulmuesi kryesor.
Formacionet zyrtare:
Genoa: Radu, Biraschi, Romero, Zukanovic, Criscito, Lazovic, Rolon, Miguel Veloso, Bessa, Pandev, Kouame.
Milan: Donnarumma, Abate, Musacchio, Zapata, Rodriguez, Calhanoglu, Bakayoko, Paqueta, Borini, Cutrone, Suso. /Telegrafi/