Telegrafi

Genoa kërkon Veloso

Preziosi tashmë ka arritur marrëveshje me portierin e Braga, Eduardo, gjatë kësaj jave, por është në kërkim edhe të një portugezi tjetër.

Mesfushori i Sporting Lisbonës, Miguel Veloso, 24-vjeçar, është në krye të listës së Preziosit dhe Genoa mund ta përfshirë Alberto Zapater në ofertën e tij për portugezin.

Genoa do ta ketë vështirë për ta bindur Sporting ta shesë Veloson pasi klubi portugez shiti Joao Moutinho te Porto javën e kaluar. /Telegrafi/