Telegrafi

Genoa interesohet për Ledesma

Mesfushori argjentinas ka pasur një sezon për t’u harruar te klubi romak, për shkak të përplasjeve me drejtuesit e klubit, ngjashëm si edhe Goran Pandev. Por ndryshe nga maqedonasi, Ledesma mbeti në klub.

“Ne vërtet na pëlqen lojtari shumë dhe nuk dëshirojmë të mohojmë interesimin tonë. Mbi të gjitha ne e kuptojmë cilat janë synimet e Claudio Lotito. Nga ajo që kuptoj unë, ai nuk dëshiron ta shesë, por situata mbetet mister”, ka thënë presidenti i Genoas, Enrico Preziosi.

“Nëse Lotito e nxjerr Ledesman në shitje, atëherë ai duhet ta dijë se ne jemi të interesuar. Në atë rast gjithçka do të vendoset nga çmimi i tij”, ka shtuar Preziosi. /Telegrafi/