Genoa ka befasuar Juventusin në Serie A duke e ndalur me një barazimin 1-1 në Allianz Stadium.
Zonja e Vjetër ishte më e mirë në fushë, por mysafirët ishin të vendosur të merrnin pikë.
Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi i pari në këtë takim në minutën e 18-të, ndërsa në vazhdim nuk kishte ndonjë rast tjetër serioz për gol dhe 45 minutat e parë përfunduan 0-0.
Në minutën e 67-të erdhi goli i barazimit nga Daniel Bessa, italiani u asistua nga Cristian Kouame.
Paulo Dybala kishte një rast për gol në minutën e 77-të, ashtu si Mario Mandzukic tre minuta më vonë.
Pas këtij barazimi Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 25 pikë, kurse Genao ngjitet në vendin e dhjetë me 13 pikë.
Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është kundër Empolit, kurse Genoa ndaj Udineses. /Telegrafi/