Genoa ka marrë një fitore të madhe me përmbysje ndaj Juventusit duke fituar takimin 2-1.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi, por pa arritur të gjenin golin.
Kësisoj 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.
Pjesa e dytë nisi fuqishëm për Juventusin që shënuan me Paulo Dybalan për të kaluar në epërsi 0-1.
48’ | ⚽️ | GOOOOAAALLLLLLL!! @PauDybala_JR ON HIS RIGHT FIRES US IN FRONT!
💪 @play_eFootball#GenoaJuve [0-1] #ForzaJuve pic.twitter.com/Ix9oMtObuc
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 6, 2022
Por vendasit bën rikthim të çmendur në fund të ndeshjes, kur në minutën e 87-të barazuan me Gudmundsson për 1-1.
Në minutën e fundit, mysafirët shkaktuan penallti dhe kapiteni Deomenico Criscito mori përgjegjësinë.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Criscito që shënoi për t’i dhënë tri pikë të arta Genoas në luftën për mbijetesë.
⚽ FINE PARTITA
🔴🔵 #GenoaJuventus pic.twitter.com/37NrMM8F9X
— Genoa CFC (@GenoaCFC) May 6, 2022
Me këtë fitore Genoa shton gjasat për të mbetur në ligë, pasi ka 28 pikë në vendin e 18-të, derisa Juve mbetet e katërta me 69 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Juventusi e luan në Allianz Stadium ku pret Lazion, derisa Genoa do të ndeshet me Napolin në udhëtim. /Telegrafi/