Site icon Telegrafi

Genoa e Shevchenkos interesohet për transferimin e Veton Berishës

Klubi italian, Genoa thuhet se po shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit nga Kosova, Veton Berisha, i cili po shkëlqen me Vikingun në Norvegji.

Berisha ka shkëlqyer te klubi norvegjez duke shënuar plot 22 gola në 27 ndeshje të ligës në sezonin që ka përfunduar tashmë në Superligën e Norvegjisë.

Ai u shpërblye me një vend në ekipin kombëtar të Norvegjisë nga përzgjedhësi Stale Solbakken për arritjet e tij.

Lexo po ashtu Veton Berisha shkëlqen me Vikingun në Norvegji, shënon het-trik brenda 14 minutave ndaj Lillestromit

Sulmuesi nga Kosova, i cili është edhe vëllai i reprezentuesit Valon Berisha ka kontratë me Vikingun deri në vitin 2024, por shpejt mund të ndryshoj ambient.

Sipas faqes VG-sporten, Genoa po shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit të Viking, Veton Berisha, përcjell Telegrafi.

 

Kubi i Serie A thuhet se ka shikuar se sa mund të kushtojë blerja e golashënuesit më të mirë të Viking dhe cilat janë kushtet e tij për pagë.

Genoa, klub që udhëhiqet nga legjenda Andriy Shevchenko ka pasur vështirësi në Serie A këtë sezon dhe është në pozitën e 18-të pas 19 ndeshjeve të luajtura, duke rrezikuar rënien nga kategoria.

Berisha dhe Viking thuhet se kanë rënë dakord para se të kthehej nga Brann dy vjet më parë se klubi nuk do t’i pengojë nëse ai dëshiron të transferohet diku jashtë vendit.

27-vjeçari nga Kosova në të kaluarën ka luajtur edhe për austriakët e Rapid Ëien dhe klubin gjerman, Greuther Furth, duke pasur një karriere të bujshme. /Telegrafi/

Exit mobile version