Mesfushori i Servette, Kastriot Imeri, vazhdon të bëjë bujë, ku interesimi për të nga kampionatet e mëdha po rritet.
Klubi i parë që shprehu interesim ishte Nice nga Ligue 1, me francezët që po kërkojnë të kompensojnë largimet e Lucas Da Cunha dhe Alexis Claude-Maurice. Imeri është një opsion shumë serioz për mesfushën e Nice.
Në ditët e fundit është shfaqur edhe një interesim nga Genoa e Seria A.
Klubi i Serie A ka bërë një ofertë konkrete, disa miliona euro për shqiptarin. Kontrata e tij me Servette skadon në vitin 2023.
Klubi është gjithashtu në kërkim të një trajneri të ri pasi Bruno Labbadia e ka refuzuar klubin, me Davide Ballardini dhe Andriy Shevchenko, që janë shkarkuar gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/