Site icon Telegrafi

Genoa 2-2 Milan, notat e lojtarëve: Destro më i miri në fushë, dëshpërojnë sulmuesit e Milanit

Milani ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë radhazi në Serie A.

Përkundër që luajtën përballë Genoas të zhytur në fund të tabelës, Milani nuk ka marrë më shumë se një barazim 2-2.

Mattia Destro shënoi dy gola për vendasit, derisa Milanin nga humbja e shpëtuan mbrojtësit Calabria e Kalulu.

Eh pikërisht sulmuesi italian, Mattia Destro u shpall lojtari më i mirë në fushë me notën më të lartë.

Ndërkohë te Milani më së shumti janë vlerësuar dy autorët e golave, mbrojtësit Kalulu dhe Calabria.

Paraqitje të mirë tek Rossonerët patën edhe Hakan Calhanoglu, Franck Kessie e Alessio Romagnoli.

Derisa dëshpëruan reparti ofensivë me lojtarët si Rafael Leao, Ante Rebic e Samu Castillejo që nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version