Genoa ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Juventusit.
Vendasit arritën një fitore të madhe me rezultat të pastër 2-0, falë një ndeshje tejet të mirë të zhvilluar para tifozëve të vet.
Trajneri i kampionit në fuqi, Max Allegri kishte vendosur t’i pushojë disa nga yjet e skuadrës dhe kjo nuk ishte një ide e mirë pasi pësuan humbje.
Ishin dy zëvendësuesit, Stefano Sturaro dhe Goran Pandev që me golat e tyre i siguruan tri pikë të arta Genoas.
Kouame, Sturaro, Pandev dhe kapiteni Domenico Criscito ishin lojtarët më të dalluar tek Genoa.
Mbrojtja e kampionit në fuqi nuk ishte në ditën e tyre më të mirë dhe dështuan keq përballë sulmuesve vendas.
Ndërsa nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin Perin dhe mbrojtësin Caceres. /Telegrafi/