Site icon Telegrafi

Genoa 2-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

Joao Cancelo dhe Diego Laxalt (Getty Images)

Interi ka humbur në udhëtimin te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit assesi të këndellet dhe të gjej formën e fillimit të sezonit, pasi është mposhtur nga Genoa, e cila arriti fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Golat për skuadrën nga Marassi në fitoren ndaj Interit u shënuan nga Andrea Ranocchia (OG, 45′) dhe Goran Pandev (59′).

Lexo po ashtu Interi assesi të këndellet, mposhtet nga Genoa (Video)

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte anësori Diego Laxalt, i cili u vlerësua me notë 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për talentin e Interit, Yann Karamoh, i cili u notua me 5.7. /Telegrafi/

Genoa:

Paraqitje të mirë patën edhe Zukanovic dhe Pandev

Inter: 

Te Interi dështuan edhe Ranocchia, Handanovic dhe Eder
Exit mobile version